×
  • Lajme
  • Botë

    Një person i armatosur ka kërcnuar se do të “vras njerëz” në Londër

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 14:03

    Rrugët janë mbyllur në Croydon, Londër jugore, pasi policët rrethuan një person të armatosur i cili kërcënonte të ”vriste njerëz” .


    Oficerë të armatosur të policisë, shërbimi i ambulantes dhe brigada e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes gjersa policia po mundohet të negocioj me të dyshuarin.

    Një zëdhënës i Policisë deklaroi: ”Policia u thirr në ora 8.32 koha lokale, nga një njëri që kërcënoi me vrasje të njerëzve. Pas mbërritjes së oficerëve në lokacion, një njeri u gjet në një makinë dhe pas afrimit nga policia u zbulua se ai po barte me vete armë zjarri. Oficerët pas rrethimit të zonës po mundohen ta zgjedhin situatën në mënyrë paqësore. Ndërsa rrugët janë bllokuar rreth zonës.”

    Policia me qen dhe makina të shumta policie janë parë të stacionuar në hyrje të një rruge në vendin e Londrës Jugore.

    Një njeri që pretendon të ketë parë të dyshuarin e armatosur tha për MyLondon: “Unë vetëm e pashë atë duke hapur derën e makinës disa centimetra disa herë me radhë, shkruan express.

    “Disa policë të armatosur dhe një qen policie po prisnin.”

    Një banor vendas tha se mamaja e tyre ishte mbyllur në punën e saj ndërsa policët përpiqen të negociojnë me njeriun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!