×
  • Lajme
  • Botë

    Notre Dame do të qëndrojë e mbyllur për 5 ose 6 vjet

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 14:47

    Katedralja e Notre-Dame do të qëndrojë e mbyllur për publikun për të paktën pesë ose gjashtë vjet. Këtë gjë e ka pohuar prifti dhe rektori i katedrales.


    Ndërkohë, Franca ka hapur një konkurs ndërkombëtar për arkitektët që do të rindërtojnë pjesën shkatërruar nga flakët.

    Kryeministri francez Edouard Philippe e njoftoi se: “Qëllimi është t’i japë katedrales një hark të ri të përshtatur me teknikat dhe sfidat e epokës sonë”, tha ai në një konferencë për shtyp.

    Të paktën 800 milionë euro janë mbledhur deri më tani nga kompanitë dhe filantropët më në zë të Francës, për rindërtimin e katedrales.

    Ministri i Kulturës Franc Riester, ka garantuar që “shteti do bëjë atë që duhet”. Kambanat e të gjitha katedraleve të Francës do të kumbojnë sot rreth orës 18:50, në shenjë solidariteti me fatkeqësinë dhe si simbol i bashkimit kombëtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!