×
  • Lajme
  • Botë

    Numri i rasteve ditore në Francë vlerësohet të jetë rreth 100 mijë, pretendon eksperti i vendit

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 10:09

    Eksperti francez Jean-François Delfraissy i cili kryeson këshillin shkencor dhe këshillon qeverinë për pandeminë, tha se numri i rasteve të reja nga coronavirusi në vend mund të jetë dyfish më i lartë.


    “Numri i rasteve të reja mund të jetë shumë se 50 mijë. Ne vlerësojmë në komitetin shkencor që bilanci i infeksioneve ditore mund të jetë në rreth 100 mijë”, tha Delfraissy.

    Franca e cila qëndron e para në Evropë për sa i përket rasteve 24-orëshe, po shqyrton mundësinë e implementimit të masave shtesë.

    Sipas medieve të huaja, disa qytete tashmë kanë zbatuar orën policore si masë preventive kundër coronavirusit.

    Vetëm të dielën vendi regjistroi 52 mijë raste të reja me coronavirus, përderisa edhe disa vende të tjera evropiane përballen rëndë me valën e dytë të pandemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!