×
  • Lajme
  • Botë

    Numri i të vdekurve pas sulmeve në Shri Lanka u llogarit gabimisht

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 22:15

    Numri i viktimave nga shpërthimet e së dielës në Sri Lanka janë rishikuar dhe kanë rënë nga 300 në 253, njofton Ministria e Shëndetësisë.


    Për këtë gabim, Ministria fajësoi një gabim në llogaritje.

    Të dielën e Pashkëve, bombarduesit goditën hotelet dhe kishat në zonën e Colombo dhe në qytetin lindor të Batticaloa.

    Më parë u deklaruan se 300 persona u vranë në tetë shpërthime pranë kryeqytetit të vendit, Kolombo, transmeton Klan Kosova.

    Sipas autoriteteve, 27 të vdekur ishin shtetas të huaj.

    Po ashtu qindra vetë u plagosën nga shpërthimet në tre kisha dhe tre hotele.

    Shpërthimet ndodhën ndërkohë që besimtarët katolikë po kremtonin Pashkët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!