×
  • Lajme
  • Botë

    Obama me një ngushëllim emocional për viktimat në Zelandën e Re

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 17:57

    Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka ngushëlluar familjet e të vrarëve në sulmin terroristë në Zelandën e Re.

    Të vrarët po faleshin në një xhami, kur një person hyri me kallashnikov dhe kreu krimin.

    Ai e ka shoqëruar postimin e tij në faqen zyrtare, me një fotografi ku ai shihet teksa bisedon me një vajzë myslimane që mbanë shami në kokë.

    “Michelle dhe unë u dërgojmë ngushëllime dhe forcë njerëzve të Zelandës së Re.

    Ne qëndrojmë pranë jush dhe komunitetit mysliman.

    Çdo njeri prej nesh, çdo ngjyrë, çdo besim, ka një përgjegjësi të përditshme për t’u mbledhur kundër urrejtjes dhe fanatizmit në të gjitha format, si dhe për t’u ngritur për atë që është e mirë, e mirë dhe e vërtetë”, ka shkruar Obama, transmeton Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!