×
  • Lajme
  • Botë

    Opozita fiton zgjedhjet në ishullin më të madh të botës, efekt “domino” mbi ekonominë botërore

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 23:32

    Për herë të parë në histori partia opozitare e Groenlandës ka fituar zgjedhjet në ishullin më të madh në botë, dhe kjo mund të shkaktojë një efekt domino në ekonominë dhe gjeopolitikën globale.


    Partia e majtë e komunitetit Inuit, e quajtur Ataqatigiit (Bashkimi i njerëzve) ka fituar 37% e votave, ndërkohë që partia që ka tradicionalisht dominuar politikën në shtetin me 56 mijë banorë, social-demokratja Siumut, nuk arriti të merrte më shumë se 29%.

    Por kjo zgjedhje në ishullin e largët verior, që ende mbetet territor i Danimarkës që e mbron dhe kontrollon monedhën dhe politikën e jashtme, mund të shkaktojë një ndryshim të madh në politikën ekonomike të atij vendi, veçanërisht në qasjen ndaj shfrytëzimit të minierave.

    Groenlandia është tejet e pasur me minerale të rralla dhe të çmuara si uraniumi por edhe të tjerë si neodimiumi, element që përdoret tashmë gjerësisht në aparatet teknologjike më të avancuara.

    Majtistët e Ataqatigiit mendojnë një zvogëlim të shfrytëzimit të minierave, sidomos ndalimin e projekteve të reja, që sipas tyre po shkatërron klimën dhe natyrën e ishullit.

    Por në ato miniera, si ajo gjigante e Kvanefjed që është ende një projekt, interesat janë shumë të mëdha, me kompani australiane dhe investitorë kinezë që prej vitesh kanë monopolizuar ekonominë lokale.

    Ritmi i përshpejtuar i shkrirjes së akujve po bën akoma më të aksesueshme burime mineralesh dhe gazi që më parë nuk ishte e leverdishme të nxirreshin nga nëndheu, dhe padyshim interesi edhe nga kompani të tjera ndërkombëtare po bëhet gjithmonë e më i madh.

    Jo më kot, në vitin 2019, presidenti amerikan i atëhershëm, Donald Trump, bëri xhiron e botës me propozimin e tij për blerjen nga SHBA të ishullit, që u refuzua kategorikisht nga Kopenhagën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!