Palestina i kërkon OBI-së të ndërpresë të gjitha lidhjet me Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Mërgatës në Palestinë ka kërkuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik të ndërpresë të gjitha lidhjet me Kosovën.


Kryediplomati i Palestinës, Riyad al-Malki i ka dërguar një letër sekretarit gjeneral të OBI’së, Yousef bin Ahmed Al-Othaimeen, si zbatim i politikave të kësaj organizate ndaj vendeve që shkelin ligjin ndërkombëtar.

“Ky është një sulm i hapur i Kosovës ndaj popullit të Palestinës, të drejtave të tij dhe shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”, thuhet mes tjerash në letrën e Riyad al-Malki.

Kujtojmë, që këto reagime vijnë pasi Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem, e cila u inaugurua në mars