Zjarrfikësit po punonin sot për të përmbajtur një zjarr masiv që po shkatërron pyjet e veriut të Kalifornisë i cili vijonte të zgjerohej, i nxitur nga nxehtësia ekstreme dhe erërat e forta që pengonin përpjekjet e zjarrfikësve.
Autoritetet kanë marrë lajmërime për dhjetëra shtëpi të djegura në disa komunitete rezidenciale, duke përfshirë dhe qytetin e evakuuar të Doyle.
Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregonin flakë të mëdha dhe grupe të autoriteteve që përpiqeshin të llogarisnin dëmet madhore.