×
  • Lajme
  • Botë

    Papa Françesku arrin në Maqedoni, pritet nga Zaev dhe Ivanov

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 10:07

    Kreu i Kishës Katolike të Romës, Papa Françesku, paradite ka arritur në Vilën Vodno ku do të mbajë fjalim para autoriteteve shtetërore, korit diplomatik dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.


    Ai këtë mëngjes në ora 08:00 ateroi në aeroportin e Shkupit, ku u prit nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev, por edhe në mënyrën tradicionale maqedonase, me bukë dhe kripë.

    Në delegacionin që e pret të atin e shenjtë, ishin edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

    Pas ceremonisë zyrtare në Vilën Vodno, Papa Françesku do të ketë takim edhe me liderët fetarë në Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës.

    Në sheshin “Maqedonia” kreu i Kishës Katolike të Romës do të mbajë Liturgji të Shenjtë në të cilën pritet të marrin pjesë më shumë se 15 mijë qytetarë nga vendi si dhe mysafirë të lartë dhe shtetas të huaj.

    Pas liturgjisë Papa Françesku do të mbajë takim me të rinjtë nga Kisha katolike, ndërsa më pas edhe me priftërinjtë dhe familjet e tyre.

    Vizita e Papa Françeskut, vlerësohet si akt historik, ndërsa realizohet në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!