Papa Françesku dhe paraardhësi i tij, Benedikti XVI, kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit, njoftoi Vatikani të enjten.
Papa, 84 vjeç, ka folur më herët për rëndësinë e vaksinimit në luftën kundër COVID-19.
Sipas programit të vaksinimit të Vatikanit të nisur të mërkurën, “doza e parë e vaksinës COVID-19 i është dhënë Papa Françeskut”, tha zëdhënësi Matteo Bruni.
Të mërkurën ishte raportuar se Papa Françesku kishte marrë vaksinën, por zyrtarët nuk pranuan të konfirmonin lajmin. Ish-udhëheqësi i Selisë së Shenjtë, Papa Benedikti, 93 vjeç, u vaksinua të enjten në mëngjes. Nuk është njoftuar se me cilën vaksinë janë imunizuar.
Në një intervistë të transmetuar gjatë fundjavës, Papa Françesku u bëri thirrje njerëzve që të bënin vaksinën.
Në mesazhin e tij të Krishtlindjes, vitin e kaluar, Papa Françesku gjithashtu bëri thirrje që vaksinat të vihen në dispozicion në të gjithë globin, jo vetëm në vendet e pasura./rel
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.