×
  • Lajme
  • Botë

    Partia Socialiste del fituese përsëri në zgjedhjet e Spanjës

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 7:51

    Partia Socialiste në Spanjë e cila edhe aktualisht është në qeverisje ka arritur fitoren e tretë në zgjedhje në katër vjetët e fundit.


    Megjithë fitoren ata kanë pësuar rënie në vota, për çka nuk do të mund ta formojnë qeverinë pa partner, shkruan BBC.

    Partia e Perdo Sanchez ka fituar rreth 29 përqind të votave dhe tash do t’i duhet një bashkëpunim me partitë e krahut të djathtë dhe ato rajonale, apo të qendrës së djathtë.

    Kësaj radhe do të jetë hera e parë që prej vitit 1970 kur u largua pushteti ushtarak që një parti e ekstremit të djathtë bëhet pjesë e parlamentit.

    “E ardhmja ka fituar dhe e kaluara ka humbur”, kanë qenë fjalët e para të kryeministrit Sanchez pas fitores.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!