×
  • Lajme
  • Botë

    Pas zjarrit në Notre Dame, Macron fiton popullaritet

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 23:08

    Popullariteti i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron është rritur ditët e fundit, pas djegies së Katedrales Notre Dame në Paris.


    Sipas një sondazhi, popullariteti është rritur me tre pikë përqindje në muajin prill, duke u kthyer në nivelet e shtatorit, përpara protestave të jelekverdhëve, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.

    Sipas sondazhit, Macron ka mbështetjen e 32% të qytetarëve, por vazhdojnë të jenë 67 % që nuk kanë një mendim të mirë për të.

    Sondazhi tregon se 8 nga 10 francezë janë të prekur nga ngjarje që shkrumboi katedralen. Sipas studimit, 83% thanë se ndiheshin të impresionuar nga ajo që ndodhi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!