×
  • Lajme
  • Botë

    Pavarësisht protestave, Lukashenko betohet si president

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 13:24

    Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, është betuar për një mandat të gjashtë, gjatë një ceremonie të papritur, pavarësisht protestave masive kundër tij.


    Agjencia zyrtare e lajmeve Belta raportoi se “disa qindra” zyrtarë të lartë ishin ftuar në ceremoninë e 23 shtatorit, megjithëse nuk njoftoi se kush ose sa prej tyre morën pjesë. Belta tha se Lukashenko vuri dorën e djathtë mbi kushtetutën dhe u betua.

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Bjellorusi më pas i paraqiti atij certifikatën e Presidentit të Republikës së Bjellorusisë, shtoi ajo.Lukashenko përballet me sfidën më të madhe të qeverisjes së tij 26-vjeçare mes protestave të pashembullta mbarëkombëtare kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit që i dhanë atij një mandat të gjashtë, pesë-vjeçar.

    Protestuesit bjellorusë i kanë bërë thirrje Lukashenkos të tërhiqet dhe të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke pretenduar se zgjedhjet ishin të manipuluara në favor të tij.Lideri 66-vjeçar i është përgjigjur protestave paqësore me arrestime të dhunshme dhe ekzistojnë pretendime për tortura ndaj të ndaluarve.Liderja e opozitës, Svyatlana Tsikhanouskaya ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të mbajtur një inaugurim do të ishte “e paligjshme”. /REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!