×
  • Lajme
  • Botë

    Pelosi për Trump: Është rrezik i qartë dhe i pranishëm për SHBA

    Reporteri
    13 Janar 2021 | 22:15

    Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ngriti sot çështjen për fajësimin e Donald Trump, duke thënë se ata që sulmuan Capotol Hill-in e SHBA javën e kaluar nuk ishin patriotë, por “terroristë të brendshëm” që u dërguan nga fjalët e Presidentit.


    Kryetarja demokrate filloi vërejtjet e saj duke cituar Abraham Lincoln, duke thënë, “Ne nuk mund t’i shpëtojmë historisë. Ne do të kujtohemi pavarësisht vetvetes”.

    Pelosi argumentoi se Trump duhet të hiqet nga detyra sepse ai përfaqëson një kërcënim të qartë për sigurinë kombëtare.

    “Ai duhet të largohet”, tha Pelosi. “Ai është një rrezik i qartë dhe i pranishëm për kombin që të gjithë ne duam”, ka shtuar më tej ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!