×
  • Lajme
  • Botë

    Pengmarrje në Zvicër, vriten dy gra

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 14:20
    Një pengmarrje që ka ndodhur paraditen e sotme në Cyrih ka pasur një përfundim fatal për tre persona. Një burrë po i mbante peng dy gra në një banesë. Pasi që pengmarrësi u kishte thënë policëve se do të dorëzohej, në banesë janë dëgjuar krisma armësh, bën të ditur Policia e Qytetit të Cyrihut.

    “Një njësit special (Scorpion) ka hyrë me dhunë në banesë dhe aty ka hasur tre të plagosur rëndë. Dy gratë dhe burri, pengmarrësi, kanë vdekur përkundër përpjekjeve të bëra për rianimacion”, thotë policia më tutje.

    Deri më tash Policia e Cyrihut nuk ka informacione lidhur me motivet e krimit.

    Pengmarrësi tashmë i vrarë ishte një burrë 60 vjeçar ndërsa dy gratë e marra peng dhe po ashtu të vrara, kanë qenë të moshave 34 dhe 38 vjeçare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!