×
  • Lajme
  • Botë

    Për botën viktima, për Erdoganin terroristë: Presidenti turk mbron operacionin ndaj kurdëve dhe kërcënon Evropën me refugjatë

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 15:42

    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka mbrojtur sot  operacionin e forcave turke në Sirinë veriore, për çka ka hasur në kundërshti në mbarë botën, mirëpo në vend të kësaj Erdogan ka kërcënuar Evropën se do të dërgojë refugjatë sirianë nëse e karakterizon hyrjen e trupave turke në Siri si okupim.


    Erdogan ndër të tjera tha se operacioni ushtarak turk do të mbështesë integritetin territorial të Sirisë duke shtypur kontrollin kurd në verilindje të vendit.

    Ai tha se 109 “terroristë” u vranë dje që nga fillimi i operacionit.

    Erdogan paralajmëroi gjithashtu Evropën që Turqia të hapte dyert e saj dhe do të dërgojë refugjatë sirianë në kontinentin e vjetër nëse Evropa e cilëson operacionin në Siri si okupim, raporton Reuters, transmeton Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!