Më shumë se 100 policë ndërhynë për të ndarë një përleshje masive e cila raportohet të jetë organizuar nga dy yje rivalë në Youtube. Sipas policisë përleshja filloi të enjte në mbrmje në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit gjerman. Nëntë persona janë lënduar.
Më shumë se 400 njerëz u mblodhën pasi influencuesit e medias sociale thuhet se i kërkuan fansave të tyre të bashkohen. Më pas shpërtheu një përleshje me rreth 50 njerëz.
Policët përdorën sprej dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën në Alexanderplatz, pasi përpjekjet me altorparlantë dështuan.
Më pas përplasjet u përhapën në një metro aty pranë, ku thuhet se u hodhën gurët e mbledhur nga linjat hekurudhore.
Dy oficerë u plagosën dhe gjashtë persona u trajtuan për irritim në sy nga gazi lotsjellës, raporton Berlin Morgenpost.
Sipas reportimeve të medias lokale, grindja ishte rezultat i një mosmarrveshjeje midis yjeve rivale në Youtube nga Berlini dhe Shtutgarti.
Në postimet e medias sociale, vlogerat, të quajtur si “Thatsbekir” dhe “Bahar Al Aood” , të dy mohuan fajin për grindjen.
Kreu i rajonit policor Norbert Cioma i’u bëri thirrje të famshmëve në rrjetet sociale me numër të madh ndjekësish, të jenë më të përgjegjshëm.
“Ne shikojmë në skena repistësh dhe influencuesish të tjerë që ata ndonjëhërë janë shumë neglizhentë për influencën e tyre.”-tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.