×
  • Lajme
  • Botë

    Përmbytjet në Mozambik shkatërruan shumë vendbanime

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 21:29

    300 deri në 400 trupa gjenden të shtrirë nëpër rrugë jo larg qytetit Beira në Mozambik, tregojnë dëshmitarët, ndërsa transmeton CNN.

    Përmbytjet kanë formuar deti brenda tokës ndërsa uji është futur në vendet ku derisa para disa ditësh kanë jetuar njerëzit.

    Kjo shihet edhe nga fotografia nga gjithësia e cila është publikuar nga Agjencia evropiane e gjithësisë në bazë së cilës vërehet katastrofa.

    Ende nuk dihet saktë numri i viktimave por ai numër sigurisht se do të jetë i tmerrshëm.

    Qytete dhe fshatra të tëra janë nën ujë ndërsa njerëzit shpëtimin e kanë gjetur mbi kulme.

    Kruqi i Kuq ka treguar për shkatërrimin që ka lënë pas cikloni. “Më keq se që kemi menduar” duke paralajmëruar katastrofë humanitare që do të pasojë pas kësaj.

    “Tashmë janë shënuar disa raste me kolerë, ndërsa numri me malaria veç është rritur”, thuhet në deklaratë.

    Kryeministri i Mozambikut Carlos Agostinho do Rosário në një konferencë për media të premten ka thënë se numri i të vdekurve është 293.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!