×
  • Lajme
  • Botë

    “Përshëndetje vëlla” – fjalët e një besimtari në xhami para se sulmuesi ta qëllonte për vdekje

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 17:26

    Një viktimë myslimane përshëndeti terroristin, ndërkohë që ai marshoi drejt xhamisë në Zelandën e Re me armë, duke lënë të vdekur rreth 49 njerëz dhe duke plagosur dhjetra të tjerë. 


    Sulmuesi i njohur  si Brenton Tarrant  hyri në xhaminë Al Noor në Christchurch për të vrarë 41 njerëz,  ndërkohë që adhuruesit po i bënin lutjet e tyre të premten pasdite.

    Videoja e tij e publikuar në Facebook,  kapi një prej viktimave të tij të parë – i cili mbase tani është i vdekur – duke e mirëpritur atë me fjalët, “Përshëndetje vëlla”, transmeton Reporteri.net.

    Ky besimtar  është përshëndetur për aktin e tij të pabesueshëm të përkushtimit të guximshëm, ndërsa tregoi dhembshuri islame, madje edhe kur u përball me fuqinë e një pushke  gjysmë automatike.

    Terroristi supremacist i bardhë, i cili filmoi aktin makabër, është një nga katër personat e arrestuar mbi sulmet  në dy xhami  që lanë 49  persona të vdekur dhe 48 të  tjerë lënduar në ‘ditën më të errët’ të Zelandës së Re.

    Ai sulmoi xhaminë Al Noor rreth orës 1.45, duke hapur zjarr me një pushkë gjysmë automatike në drejtim të mbi 100 besimtarëve  të pambrojtur që po kryenin lutjet. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!