×
  • Lajme
  • Botë

    Peticioni kundër Brexit merr 4 milionë nënshkrime

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 13:50

    Peticioni online që fton qeverinë britanike të heqë Artikullin 50 dhe të anulojë Brexit, ka marrë më shumë se 4 milionë nënshkrime.


    Numri i lartë i njerëzve që po e nënshkruajnë peticionin që nisi në fund të muajit Shkurt, ka bërë që faqja e internetit e Parlamentit britanik të bie.

    Numri i nënshkrimeve po vazhdon të rritet edhe më shumë që kur kryeministrja Theresa May deklaroi se peticioni nuk mund ta ndalojë procesin e largimit të vendit nga Bashkimi Evropian.

    Disa skeptikë kanë thënë se peticioni është hakuar dhe shumë prej nënshkrimeve nuk janë të personave realë.

    Megjithatë, Komisioni për Peticione ka deklaruar se 96% e nënshkrimeve vijnë nga Britania e Madhe.

    Sipas tyre, të drejtë për të nënshkruar peticionin e kanë çdo person që është rezident në Britani si dhe çdo shtetas britanik që jeton në një vend tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!