
Për sulmin në qendër të qytetit Utreh të Holandës, ku sulmuesi hodhi zjarr në një tramvaj të qytetit duke lënë të vdekur një person dhe duke plagosur disa të tjerë, policia dyshon se bëhet fjalë për një 37-vjeçar, fotografinë e së cilit tashmë e kanë publikuar, transmeton Reporteri.net
Bëhet fjalë për Gokman Tanisu, dhe autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që ta shmangin në rast se e takojnë.
De politie vraagt u uit te kijken naar de 37-jarige Gökman Tanis (geboren in Turkije) in verband met het incident vanmorgen aan het #24oktoberplein in Utrecht.
Benader hem niet zelf maar bel direct de opsporingstiplijn 0800-6070 pic.twitter.com/QZ88s3Wl0k— Politie Utrecht (@PolitieUtrecht) March 18, 2019
Zyrtarët policorë po ashtu u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të paktën derisa situata të qetësohet.
Raportohet se Gokman Tanis është i lindur në Turqi, por deri më tani nuk ka informacione tjera.
Zëdhënësi i policisë së Holandës, Jost Lansage deklaroi sot se të shtënat në Utreh mund të jenë të lidhura me një sulm terrorist./Reporteri.net