×
  • Lajme
  • Botë

    Policia në SHBA vret 15-vjeçaren me ngjyrë që kërcënoi me thikë

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 8:27

    Policia në Ohio të Shteteve të Bashkuara të martën qëlloi për vdekje një adoleshente me ngjyrë, pasi ajo kërcënoi me thikë dy persona, njoftuan autoritetet.


    Incidenti, që nxiti protesta në qytetin më të madh në Ohio, ndodhi në kohën kur amerikanët ishin të përqendruar te vendimi rreth vdekjes së George Floydit në duart e policisë vitin e kaluar, shkruan Reuters, transmeton Express.

    Duke i publikuar pamjet nga kamerat e vendosura në trupat e policëve, komandanti i policisë në Columbus, Michael Woods, tha se oficerët iu përgjigjen një thirrjeje për raportimin e tentimit të therjes me thikë në një shtëpi.

    Pasi policia arriti në vendin e ngjarjes, u përball me një skenë kaotike ku disa persona u panë para adoleshentes në fjalë, e cila i kërcënonte me thikë.

    Gjatë lëshimit të ngadalësuar të videos shihet se adoleshentja e dyshuar për tentim të sulmit me thikë e ngre lart armën e ftohtë dhe duket sikur do ta therë një vajzë tjetër, ndërsa një polic hap zjarr në atë moment.

    Autoritetet thanë se e dyshuara ishte 15-vjeçare, por familjarët e identifikuan atë si Makiyah Bryant, 16 vjeçe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!