×
  • Lajme
  • Botë

    Policia serbe godet pa mëshirë qytetarët që vetëm po qëndronin ulur, i ngatërron me protestuesit

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 10:40

    Protesta masive kanë shpërthyer mbrëmë në Beograd pasi qindra njerëz dolën në rrugë për të kundërshtuar vendosjen e orës policore për shkak të pandemisë.


    Protesta para Kuvendit u shndërrua në disa orë konflikti midis demonstruesve dhe policisë në qendër të qytetit. Nga të dy palët në mediat serbe u raportua për të lënduar, transmeton Reporteri.

    Protestat pasuan pas fjalimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

    Policia siç raportohet ka përdorur edhe dhunë ndaj protestueseve. Në një video të publikuar shihet se si një grup policish godas me shkop disa qytetarë të cilët po qëndronin të ulur në ulëset aty pranë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!