×
  • Lajme
  • Botë

    Politikani anti-islam hedh Kuranin në ajër, shpërthejnë trazirat në Danimarkë

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 14:27

    Trazirat dhe dhuna kanë shpërthyer në Danimarkë pasi një  aktivist anti-islam i ekstremit të djathtë hodhi një kopje të Kuranit në ajër.


    Policia e Kopenhagës bëri të ditur se 23 persona u arrestuan mbrëmë pasi policia hodhi gaz lotsjellës në përleshjet me protestuesit.

    Politikani ekstremist Rasmus Paludan, i cili  kërkon që Islami të ndalohet në Danimarkë ka hedhur disa herë në ajër librin e shenjtë të fesë myslimane në Noerrebro, një distrikt i  përbërë kryesisht nga emigrantë në kryeqytetin danez.

    Kryeministri danez Lars Loekke Rasmusen e quajti veprimet e Paludanit si një ‘provokim të pakuptimtë’ dhe u kërkoi bashkatdhetarëve të tij ‘të përgjigjeshin me argumente e jo dhunë’, transmeton Reporteri.net

    Unrest: A Danish police officer stands guard with a burning wreckage behind him, during unrest following the demonstration in Copenhagen yesterday

    Wreckage: Bicycles are seen burning and lying on the ground with a police vehicle on the scene amid violence in Copenhagen on Sunday

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!