Popullsia e Kinës bie në nivelin më të ulët në dekada

Kina thotë se popullsia e saj arrriti në 1.41 miliardë dekadën e kaluar, niveli më i ulët i rritjes që nga vendosja e politikës së ashpër një familje, një fëmijë në vitet 1980.


Byroja Kombëtare e Statistikave njoftoi të martën se Kina pati një rritje prej 72 milion vetësh në periudhën 2010 – 2020, ose 5.38%, me rritje vjetore mesatarisht 0,53%, një rënie prej 0,04% në krahasim me dekadën e mëparshme.

Vendi më i populluar në botë po përballet me një prirje shqetësuese të rënies së popullatës në moshë pune shoqëruar me një numër në rritje pensionistësh të moshuar, shkaktuar nga kufizimi i detyruar i lindjeve si mjet për të kontrolluar rritjen e popullsisë.

Udhëheqësit kinezë i lehtësuan këto kufizime në vitin 2015, por niveli i lindjeve ka vazhduar një rënie të qëndrueshme për shkak të kostos së lartë të jetesës, mungesës së kushteve të mira të strehimit dhe prirjes gjithnjë e më të madhe për t’u përqendruar tek karriera sesa në krijimin e familjeve.