×
  • Lajme
  • Botë

    Presidencialet në SHBA, sondazhi: Biden kryeson përballë Trump

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 16:27

    Joe Biden është në avantazh me 8 pikë përballë Donald Trump.


    Sipas një sondazhi të kryer në nivel kombëtar nga Wall Street Journal dhe NBC, ish zv.presidenti ka 51% të preferencave përballë 42 të Trump, raporton Ora News.

    Biden konsiderohet nga qytetarët amerikanë si më i besueshëm sa i përket pandemisë Covid-19, ndërsa Trump më i besueshëm për ekonominë.

    Duhet kujtuar se, edhe 4 vite më parë, kur presidenti Trump garonte përballë Hillary Clinton, të gjitha sondazhet parazgjedhore e nxirrnin manjatin humbës, por që në fakt rezultoi krejt e kundërta. A do të ndodhë kështu edhe gjatë këtyre zgjedhjeve? Të presim nëntorin…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!