×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti brazilian sfidon pandeminë, udhëheq një tubim të madh me motoçikleta

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 8:14

    Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka sfiduar edhe një herë pandeminë shkatërruese COVID-19 duke udhëhequr një tubim të madh motoçikletash të dielën, ndërsa ai vazhdoi të luftonte kritikat mbi menaxhimin e tij të krizës.


    Bolsonaro, i cili u infektua me koronavirus në korrik të vitit të kaluar, udhëhoqi tubimin me motoçikleta nëpër rrugët e kryeqytetit brazilian si shenjë festimi në Ditën e Nënës, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info

    Ai u ruajt nga një numër i madh rojesh të sigurimit dhe drejtoi autokolonën për një udhëtim njëorësh në qendër të qytetit përpara se të drejtohej nga turma e tij e mbështetësve.

    Ngjarja ndodhi pavarësisht numrit të lartë të infektimeve me koronavirus.

    Brazili vazhdon të mbetet në vendin e dytë për nga renditja me numrin më të madh të të infektuarve nga koronavirusi, ndërsa vendin e parë e mban India që është goditur rëndë nga kriza.

    Brazili pësoi 38,911 raste të reja me koronavirus të dielën dhe 1,024 vdekje të reja, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë renditur në vendin e tretë me 21,392 raste të reja dhe 238 vdekje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!