×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti sulmohet me thikë gjatë lutjes së Bajramit

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 19:03

    Presidenti në detyrë i Malit, Assimi Goita, një ish-kolonel i forcave speciale i cili orkestroi 2 grushte shteti vitin e kaluar, shpëtoi i pa lënduar nga një atentat që iu bë ndërsa kryente lutjen e mëngjesit për Kurban Bajramin në xhaminë e Bamakos.


    Zyra e presidentit doli me një deklaratë për shtyp ku bëri me dije se Goita shpëtoi pa lëndime nga ky incident dhe se trupat e sigurisë arrestuan personin e armatosur me thikë që tentoi të kryente këtë akt.

    Mali, i cili është kthyer në një fushë beteje e operacioneve të trupave franceze kundër Al Kaedës dhe Shtetit Islamik prej dhjetëra vitesh ka hyrë në një krizë politike që pas rrëzimit nga pushtetit të presidentit Ibrahim Boubacar Keita nga një grusht i organizuar nga Goita.

    “Çdo gjë është mirë. Nuk ka asnjë problem. Kjo është pjesë e të qenit lider”, u shpreh Goita në televizionin shtetëror pas sulmit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!