×
  • Lajme
  • Botë

    “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite: Në koma qe 15 vite

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 19:33

    Ai ishte 18 vjeç kur pësoi një aksident të rëndë automobilistik në Londër. Që nga viti 2005, Al Walid bin Khalid bin Talal al Saud ka rënë në koma, gjersa prindërit e tij kanë refuzuar ta shkëpusin nga aparatura që e mban në jetë.


    Familja e “princit të fjetur” të Arabisë Saudite ka qenë dëshmitare e një fatkeqësie të re këtë javë: Mohamed, një nga vëllezërit e princit, pësoi një aksident trafiku në rrethana të ngjashme si vëllai i tij.

    Të afërmit e tij kanë shpërndarë në rrjetet sociale imazhet e automjetit, një makinë luksoze sportive, e djegur dhe e bërë hi, transmeton Reporteri.

    Ata të dy janë nipër të miliarderit Al Walid bin Talal, një prej njerëzve më të pasur në Arabinë Saudite. Ai njihet për sjelljen e tij atipike dhe liberale, të cilën e ekspozon vazhdimisht në mediat sociale. Pronar i Kingdom Holding, revista Forbes vlerëson pasurinë e tij në 17 miliardë dollarë. Ka aksione në  Apple, Twitter, Citigroup, Four Season dhe Disney.

    “Princi i fjetur” është bërë një simbol në sallat e spitalit. Për më shumë se një dekadë, ai u mbajt në një njësi të kujdesit intensiv në një spital në Rijad. Megjithatë, katër vjet më parë, ai u transferua në banesën e familjes.

    Në janar, vëllai i tij Mohamed, mohoi vdekjen e Al Walid në Twitter. Vitin e kaluar, familja postoi në rrjete sociale një video ku u tha se ai kishte lëvizur kokën./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!