×
  • Lajme
  • Botë

    Programi izraelit – Qeveri të ndryshme kanë spiunuar telefonat e gazetarëve

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 14:47

    Pegasus, një program i zhvilluar nga kompania izraelite NSO Group, është përdorur në mënyrë të paligjshme nga disa qeveri kundër kundërshtarëve politike dhe gazetarëve. Qeveria hungareze e udhëhequr nga Orban mendohet se e ka përdorur atë, dhe midis “viktimave” janë 37 persona të lidhur me gazetarin e vrarë Jamal Khashoggi si dhe drejtoresha e Financial Times.


    Softueri izraelit i krijuar për t’i dhënë autoritetit ushtarak, policor dhe inteligjencës, aftësinë për të ndjekur dhe përgjuar terroristë dhe kriminelë është përdorur në mënyrë të paligjshme nga disa qeveri në të gjithë botën për të spiunuar mijëra gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut, politikanë, Autoritete fetare, avokatë, etj.

    “Zbulimi vjen nga 17 organizata globale të lajmeve – përfshirë Guardian dhe Washington Post – të cilët kanë bashkuar përpjekjet e tyre në një konsorcium të quajtur projekti Pegasus, sipas softuerit në fjalë”, shkruan Corriere della Sera.

    Midis qeverive që mund të kenë përdorur programin e shitur nga një kompani private izraelite, (grupi NSO) nën kontrollin e rreptë të Ministrisë Izraelite të Mbrojtjes, ishte sipas Guardian, edhe Hungaria e udhëhequr nga Viktor Orban.

    Sipas Washington Post, 37 persona të lidhur me Jamal Khashoggi, reporteri saudit i vrarë në 2018 në konsullatën arabe saudite në Stamboll, ishin spiunuar me softuerin Pegasus.

    Rrjedhja e informacionit” që i dha shkas hetimit, fillimisht është aksesuar nga Amnesty International dhe organizata franceze për median, “Histori të Ndaluara”. Kjo bazë të dhënash përbëhet nga 50,000 numra telefoni që mund të jenë spiunuar përmes programit. Nuk është e mundur të dihet nëse të gjithë numrat janë prekur realisht, pasi për ta bërë këtë, çdo celular duhet të kontrollohet.

    Pasi Pegasus, ka “goditur” një celular, ai mundëson të kontrollohet të gjitha llojet e informacionit që përfshihen në të, përfshirë mesazhet, fotot, postat elektronike ose përmbajtjen e thirrjeve telefonike. Programi gjithashtu lejon të aktivizohen në distance edhe mikrofonat.

    Midis viktimave të mundshme të spiunazhit, numrat e telefonit të të cilëve janë përfshirë në listë, ka më shumë se 180 gazetarë nga organizata të tilla si “Financial Times”, “CNN”, “New York Times”, “France 24”, “Economist”, Al Jazeera», «Mediapart», «El Pais», «Bloomberg», dhe agjencitë e lajmeve Associated Press dhe Reuters. Roula Khalaf, redaktore e Financial Times, është ndër viktimat e mundshme të spiunazhit.

    Analizat teknike kanë konfirmuar se midis telefonave të “infektuar” janë ato të një gazetari hulumtues nga Azerbajxhani, Khadija Ismayilova; Siddharth Varadarajan dhe Paranjoy Guha Thakurta, reporterët indianë të faqes “Wire”, të vrarë në 2018 ndërsa po hetonin përdorimin e Facebook nga qeveria indiane për të përhapur dezinformimin në një mënyrë sistematike; Omar Radi, një gazetare marokene të cilën qeveria e Rabatit e akuzon si spiune britanike dhe Bradley Hope, një gazetar amerikan që jeton në Londër dhe punoi për Ëall Street Journal në kohën e spiunazhit.

    Midis numrave të telefonit, në bazën e të dhënave ekziston edhe ai i Cecilio Pineda Birto, i cili u vra në një lavazh makinash. Telefoni i tij celular nuk është gjetur kurrë, dhe për këtë arsye është e pamundur të dihet nëse ishte i infektuar.

    Kompania izraelite NSO gjithmonë ka argumentuar se pasi ka shitur softuerin tek qeveritë e “zgjedhura me kujdes”, ajo nuk ka më kontroll operacional mbi të dhe as nuk ka qasje në të dhënat e njerëzve që spiunohen. E kontaktuar nga mediat, ajo pretendoi 50,000 është një shifër e ekzagjeruar dhe se kjo nuk mund të jeë një listë e numrave të telefonit të spiunuar ga qeveritë duke përdorur Pegasus. Kompania tha se e shet programin e saj vetëm te forcat e armatosura, policia dhe agjencitë e inteligjencës të 40 vendeve (të cilat nuk janë specifikuar), dhe pretendon të kontrollojë me kujdes nëse blerësit respektojnë të drejtat e njeriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!