Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sot sanksione financiare mbi ministrin e Mbrojtjes Cuban Alvaro Lopez Miera dhe një njësi të veçantë të Ministrisë së Brendshme për t’u dhënë fund demonstratave pro-demokracisë në Kubë.
“Populli i Kubës po proteston për të drejtat themelore dhe universale që qeveria e tyre duhet të garantojë “- tha Sekretarja e Thesarit e SH.B.A. Janet Glenn në një njoftim për shtyp, duke premtuar të vazhdonte vendosjen e sanksioneve në ishull për të mbështetur kërkesën e njerëzve për demokraci.
Nga ana e tij presidenti Joe Biden tha sot se sanksionet e reja të SHBA kundër Kubës synojnë ata që janë përgjegjës për goditjen e protestave dhe janë vetëm hapi i parë në përgjigjen e SHBA. “Ky është vetëm fillimi”- tha Biden në një deklaratë.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë arrestimet dhe gjykimet masive në Kubë dhe do të vazhdojnë të vendosin sanksione ndaj atyre që janë përgjegjës për shtypjen e popullit kuban”- tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.