×
  • Lajme
  • Botë

    Punë e kryer: Trump një hap larg fitores në Florida, po e mund Joe Biden edhe në Teksas

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 4:48

    Presidenti aktual i SHBA-ve Donald Trump është duke e fituar votën elektorale edhe në shtetin e Floridës. Po kryeson edhe në Teksas.


    Ndonëse numërimet e para dhanë rezultate pozitive për Demokratin Joe Biden, Trump ka përmbysur rezultatin në Florida, dhe kur janë numëruar 94% e votave, presidentit aktual të SHBA-vë po i konfirmohet fitorja në këtë shtet, shkruan Reporteri.net.

    Sipas rezultateve të publikuar nga New York Times, Republikani numëron 51.2% të votave, ndërsa kundërkandidati i tij demokrat 47.8% sosh.

    Gjasat që ky rezultat të përmbyset duken minimale.

    Florida i ka gjithsej 29 vota elektorale, dhe bashkë me New Yorkun që e ka fituar Biden, radhiten si shtetet e treta me më së shumti vota elektorale.

    Ndërkohë që Trump është edhe një hap larg konfirmimit të fitores në Teksas, që ka ende më shumë vota elektorale sesa Florida, gjithsej 38 sosh, shkruan Reporteri.net.

    Kur janë numëruar mbi 80% të votave, sipas NYT, në këtë shtet, Trump është i pari me 51.5%, ndërsa Biden me 47.1%.

    Teksas dhe Florida konsiderohen si përcaktuese për zgjedhjet në SHBA.

    Aktualisht, ndarja e zonave elektorale, pa Floridën dhe Teksasin që numërimi i votave në to nuk ka përfunduar ende krejtësisht, është 131 me 108, në favor të Joe Biden. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!