Përshkallëzohen tensionet në gadishullin Korean. Peniani dhe Seuli po ashpërsojnë retorikën dhe veprimet destabilizuese, kjo si shkake dhe i mungesës së kontakteve.
Koreja e Jugut testoi me sukses një raketë balistike të lëshuar nga një nëndetëse, duke u bërë shteti I shtatë në botë menjë armatim të tillë. Synimi është që të përmirësojë aftësitë kundërpërgjigjëse ndaj regjimit komunist të udhëhequr nga Kim Jong Un.
Kjo erdhi të njëjtën ditë kur Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike në brigjet e saj lindore, duke shkelur sanksionet e Kombeve të Bashkuara.
Disa ditë më parë vendi komunist testoi dhe një raketë tjetër, e cila dyshohet se ka aftësi bërthamore. Kjo garë armatimesh ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve që bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje.
“Po ndjekim situatën nga afër. Kina është përkushtuar gjithmonë të ruajë paqen dhe stabilitetin në gadishullin Korean, duke insistuar në arritjen e çarmatimit bërthamor dhe zgjidhjen e çështjeve përmes dialogut. Kina shpreson që palët të shkojnë drejt zgjidhjes politike, të vetëpërmbahen nga testimet dhe të zhvillojnë dialog.”, u shpreh Zhao Lijian, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.
Madje Kina është angazhuar drejtëpërdrejtë në gadishull. Ministrat e jashtëm të Pekinit dhe Seulit mbajtën një takim për të diskutuar shqetësimet për testet e Koresë së Veriut dhe rikthimin e negociatave për çarmatim bërthamor mes Penianit dhe Uashingtonit. Lidhur me zhvillimet e fundit shqetësim ka shprehur dhe Japonia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.