×
  • Lajme
  • Botë

    Reagon Serbia, e shpall person ‘non grata’ dhe e dëbon ambasadorin malazez

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 22:01

    Ambasadori serb në Malin e Zi, Vladimir Bozhoviq, të shtunën është shpallur person “non grata” dhe i është kërkuar largimi nga vendi, bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi.


    Në një njoftim publik, Ministria e Punëve të Jashtme, vuri në dukje, se në përputhje me nenet 9 dhe 41 të Konventës së Vjenës mbi privilegjet dhe imunitetet diplomatike, e kanë shpallur Bozhoviqin person “non grata”, duke konfirmuar se kanë kërkuar që ai të largohet nga Mali i Zi, raporton Zëri i Amerikës.

    “Pas një ndërhyrje të gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi, sjelljeve dhe deklaratave të papajtueshme me standardet e zakonshme dhe të pranueshme të zyrës diplomatike, pas disa paralajmërimeve verbale dhe të shkruara për papranueshmërinë e një sjelljeje të tillë”, thuhet në njoftimin e ministrisë, duke shtuar se ai ka nënçmuar shtetin që i dha mikpritjen diplomatike.

    I shpejtë ishte edhe reagimi i Beogradit, ku Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë njoftoi se ajo veproi në një mënyrë reciproke duke e shpallur person “non grata” dhe duke dëbuar nga vendi Ambasadorin e Malit të Zi, Tarzan Milosheviq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!