×
  • Lajme
  • Botë

    Rikthehen shifrat e frikshme edhe në Itali, regjistrohen 853 vdekje nga Covid në 24 orë

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 18:12

    Shifrat e Covid-19 kanë shënuar rritje në të gjithë botën. Në 24 orët e fundit shifra tejet të larta janë shënuar edhe në Itali ku janë raportuar 23,232 raste të reja dhe 853 vdekje.


    Numri i rasteve të reja është rritur nga dje, por është dukshëm më i ulët se numri 40,902 raste ditore të regjistruara më 13 nëntor.

    Italia është një ndër vendet e Bashkimit Europian që pritet të marrë 16 milionë doza të vaksinës potenciale Covid-19 të zhvilluar nga prodhuesi britanik AstraZeneca në muajt e parë të 2021-shit.

    Ky furnizim fillestar pritet të imunizojë 8 milion njerëz në Itali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!