×
  • Lajme
  • Botë

    Rikthehet lufta në Siri, vetëm sot dhjetëra të vdekur

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 16:03

    OKB-ja i ka bërë thirrje palëve në veriperëndim të Sirisë, që t’i ndalin luftimet, në mënyrë që civilët të shpëtohen.


    Situata doli nga kontrolli, në këtë pjesë të Sirisë, për shkak se forcat qeveritare dhe ato opozitare u përplasën me njëra-tjetrën.

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, kërkoi nga palët që t’i ndalin luftimet, të cilat po ndodhin në Idlib, Alepo dhe rajonin Hama.

    Aktivistët thonë se 43 luftëtarë dhe 5 civilë kanë vdekur vetëm gjatë ditës së hënë.

    Gjithashtu edhe dy spitale raportohet të jenë dëmtuar për shkak të sulmeve ajrore.

    Idlibi, pjesa veriore e rajonit Hama, dhe pjesa perëndimore e Alepos, janë territore të cilat kontrollohen që tetë vjet, prej se edhe ka filluar lufta në Siri, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.

    Rajoni është shndërruar në një qytet fantazmë, ku ndërtesat janë të shkatërruara. Në njërën anë lufton regjimi i Asadit i mbështetur nga Siria, ndërsa në anën tjetër, opozita e mbështetur nga Turqia.

    Gjithsesi, edhe pse luftimet ndodhën sot, gjatë ditës është krijuar një zonë e demilitarizimit, në të cilën planifikohet që të dërgohen civilët e pambrojtur. Opozitës i është kërkuar që t’i largojnë armët dhe të dorëzohen, por ata nuk kanë pranuar.

    Qeveria e mbështetur nga Rusia, i ka intensifikuar sulmet ajrore gjatë ditës, në mënyrë që të ketë sa më pak humbje në trupat e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!