×
  • Lajme
  • Botë

    Rrëmbehen 317 nxënëse në Nigeri

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 17:30

    317 nxënëse të shkollave të mesme janë rrëmbyer në Nigerinë veriperëndimore, ka njoftuar Policia e këtij shteti, duke regjistruar kështu rrëmbimin e tretë masiv të nxënësve brenda tre muajsh në një valë përshkallëzuese të sulmeve rurale për të cilat fajësohen grupet e banditëve të armatosur.


    Oficerët e Policisë dhe Ushtrisë kanë “filluar një operacion të përbashkët kërkim-shpëtimi me qëllim shpëtimin e 317 nxënësve të rrëmbyer nga banditët e armatosur”, ka njoftuar Mohammed Shehu, një zëdhënës i policisë, raportojnë mediat e huaja.

    Në muajt e fundit, rrëmbimet masive për shpërblim, duke synuar shkollat, janë bërë endemike në shtetin nigerian, duke rritur frikën për mirëqenien e nxënësve dhe që nivelet tashmë të ulëta të regjistrimit për të ndjekur shkollën në rajon mund të ulen edhe më tej.

    Mungesa e sigurisë ka lënë të ekspozuar shumë banorë dhe shkolla rurale.

    Rritja e sulmeve ushqehet pjesërisht nga pagesa të konsiderueshme të qeverisë në këmbim për t’i rikthyer fëmijët e rrëmbyer nga banditët, thanë zyrtarët për mediat e huaja, duke folur në kushte anonimiteti. Qeveria nigeriane rregullisht mohon pagesa të tilla.

    Javën e kaluar, persona të armatosur të paidentifikuar vranë një student në një sulm brenda natës në një shkollë me konvikt në qendër të Nigerisë dhe rrëmbyen 42 persona, përfshirë 27 studentë. Pengjet ende nuk janë liruar, pasi nuk është kryer pagesa e kërkuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!