×
  • Lajme
  • Botë

    Rrëshqet dheu në bregun e detit anglez, rrezikohen qindra shtëpi

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 17:20

    Pronarët e qindra shtëpive të ndërtuara në breg të detit janë paralajmëruar nga autoritetet lokale se duhet t’i zhvendosin diku tjetër shtëpitë e tyre, pasi një sasi e madhe e dheut ka rrëshqitur dhe nga dita në ditë pritet që edhe ato të përfundojnë në det.


    Pamjet e filmuara me dron shfaqin pushimoret duke qëndruar shumë pranë zonës ku ka rrëshqitur dheu në bregun e detit Horn, në pjesën veriore të Yorkshire.

    Tani pronarët janë të detyruar t’i zhvendosin pushimoret në një zonë më të sigurt pasi rrezikohen të përfundojnë në det, pasi që shembja e rrëshqitja e dheut po vazhdon, trasnmeton Telegrafi.

    Pronarët e pushimoreve që kushtojnë nga 40 deri në 100 mijë funte, kanë filluar të frikësohen për familjarët e tyre, pasi qarja e tokës është vetëm pak metra larg pronave të tyre. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!