×
  • Lajme
  • Botë

    Rrëzohet helikopteri në Turqi, të paktën 9 ushtarë të vdekur

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 17:52

    Një ngjarje e rëndë ajrore ka ndodhur këtë të enjte në lindje të Turqisë. Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se një helikopter ushtarak është rrëzuar dhe për pasojë 9 ushtarë në bord janë konfirmuar të vdekur.


    Ndërkohë, 4 persona të tjerë në bord kanë mbetur të plagosur. Helikopteri është rrëzuar pranë qytetit Tatvan, në provincën Bitlis, e cila është e populluar kryesisht nga kurdët.

    Është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!