×
  • Lajme
  • Botë

    Rritje e lartë e rasteve me COVID-19 në Evropë për një javë

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 8:08

    Rastet e reja me koronavirus në Evropë për një javë, kanë kaluar numrin i cili raportohej si piku i infektimeve në mars, ka thënë OBSH-ja.


    OBSH -ja ka thënë të enjten se, janë regjistruar 300,000 infektime të reja vetëm javën e kaluar.

    “Kemi një situatë serioze para nesh”, ka thënë drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge.

    Disa shtete evropiane, si Britania dhe Franca, kanë shënuar rekorde ditore, raporton BBC.

    Kapaciteti i testimeve është rritur që nga shpërthimi i pandemisë, rrjedhimisht rastet tani mund të identifikohen më lehtë.

    Pranimet në spitale dhe vdekjet nuk kanë shënuar rritje të tillë, edhe pse Spanja dhe Franca po përballen me trend të rritjes.

    Derisa të rinjtë po përfaqësojnë numrin më të lartë të të infektuarve, ka shqetësime se mund të ketë më shumë raste me gjendje të rëndë shëndetësore nëse virusi shpërndahet në moshat më madhore dhe grupet me shëndet më të dobët.

    Sipas OBSH-së, janë pesë milion raste të konfirmuara me COVID-19 në Evropë dhe më shumë se 228,000 të vdekur që nga fillimi i pandemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!