×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia vendi i parë që do mbajë përgjegjësi ligjore për vaksinën

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 20:50

    Rusia me vaksinën Sputnik-V të Covid-19 ka besim se është më efektivja, aq sa prodhuesi do mbajë përgjegjësi ligjore nëse gjërat nuk shkojnë si ç’duhet. Shumë prodhues të tjerë në botë po mundohen ta shmangin këtë për shkak të mundësisë së kompensimeve që mund të kërkohen nëse vaksina shkakton ndonjë të papritur.


    Nëse marrim rastin e SHBA-ve përgjegjësitë për vaksinën e koronavirusit i mban qeveria. Kjo thuhet se mbron prodhuesit për shkak se përhapja e injeksionit është në të mirë të shoqerisë. Ndërkohë që gara për vaksinën vijon mbështetësit e Sputnik-V i shohin dëshmërblimet edhe si një mjet për të fituar në treg. Kreu i Fondit Direkt të Investimeve thotë se kjo e bën vaksinën ruse ndryshe nga të tjerat:

    Rusia ka besim tek vaksina e krijuar, aq sa nuk ka kërkuar mbrojtjte nga dëmshpërblimet. Ky është një faktor që bën diferencën me vaksinat e tjera perëndimore”, thotë Kirill Dimitriev.

    Megjithatë vaksina ruse është kritikuar nga ekspertët dhe shkencëtarët që thonë se nuk i ka kaluar tri fazat e testimit dhe injektimi tek qytetarët në masë mund të sjelë pasoja.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!