×
  • Lajme
  • Botë

    Salvini: Italia, partner i parë i SHBA-ve

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 14:02

    Vizita e zëvendëskryeministrit italian, Mateo Salvini, në Uashington një ditë më parë është parë si tregues se ai po përgatitet të marrë kryesimin e qeverisë. Salvini tha se Italia është aleati më i mirë i SHBA-në për shumë nga çështjet që shqetësojnë aktualisht botën.


    Italia kërkon të jetë partneri evropian më i besueshëm dhe koherent i Shteteve të Bashkuara.

    Zëvendëskryeministri italian, Mateo Salvini, e ndau këtë bindje të hënën me zyrtarë të lartë amerikanë gjatë vizitës së tij në Uashington.

    Pasi shtrëngoi duart me ministrin e Jashtëm amerikan, Mike Pompeo, dhe me zëvendëspresidentin, Mike Pens, kryetari i partisë djathtiste “Lidhja” deklaroi se ai ndan të njëjtat pikëpamje me administratën Trump për aktualitetin në botë.

    “Uashingtoni dhe Italia kanë vizion të përbashkët në lidhje me Kinën, Iranin, Venezuelën, Libinë apo Lindjen e Mesme, por edhe për vlerat, familjen dhe të drejtat e individit. Ngjashmëritë e mia me presidentin Trump vlejnë edhe për emigracionin e kontrolluar dhe luftën kundër terrorizmit islamik, për reformën ekonomike, taksat dhe mbrojtjen e ekonomisë vendëse”, Salvini.

    Takimi mes Salvinit dhe zyrtarëve amerikanë trajtoi edhe rreziqet që kanosin aktorë si Rusia, Irani por edhe Kina me investimet e saj në infrastrukturën teknologjike të Italisë dhe Europës.

    Në faqen e tij në Facebook, ministri i Brendshëm italian postoi edhe momente nga vizitat në pikat turistike më të njohura të Uashingtonit.

    Vizita e Salvinit në SHBA është komentuar nga mediet italiane si një tregues i qartë se ai po përgatitet të marrë rolin e kryeministrit të vendit me mbështetjen amerikane, duke shtuar zërat se koalicioni me aleatin “5 Yjet” mund të bie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!