×
  • Lajme
  • Botë

    Serbët si duan, në Kroaci e nderojnë furraxhiun shqiptar me çmimin “Krenaria e Kroacisë”

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 19:05

    Derisa në Serbi nuk e duan bukën nga furra e shqiptarit në Kroaci furrëtari Azgan Qenaj e nderojnë me çmimin “Krenaria e Kroacisë”.


    Azgan Kenaj mban dyqanin e tij në një lagjen Tresnjevka të Zagrebit dhe me çka është i njohur ky shqiptar në mbarë Kroacinë është bamirësia dhe mikpritësia e tij.

    Ka raste kur është dënuar nga inspekcionet për shkak se tërë bukën e pashitur ju shpërndante të varfërve. Për këtë ju edhe njihet si “Shpirti i mirë” në lagjen e tij dhe tërë qytetin.

    Azgan Qenaj kishte deklaruar se “për zotin nuk mund ta fus me një qese e ta hedh bukën e pashitur tek mbeturinat, kjo do të më dhimbte më së shumti”.

    Prindërit e kanë mësuar Azgan Kenajn që është mëkat të husdhet buka dhe këtij mësimi i mbahet verbërisht.

    Kësaj i mbahet verbërisht, “Kur km parë që rreth meje ka që vuajnë urie, s’kam menduar, ndava me ta atë që në qytetin e tyre dhe timin kam prodhuar, bukën”.

    Azgan Qenaj iu ndihmon njerëzve të vuajtur por me modesti nuk dëshiron të tregojë kur dhe kujt.

    Ndiqni raportin e televizionit publik kombëtar të Kroacisë në vazhdim.

    Ka 18 vite që e bënë këtë Azgan Qenaj e në vitin 2009 ai u nderua me çmimin “Krenaria e Kroacisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!