Një fotografi nga Presidenca e Serbisë në të cilën presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq shihen duke luajtur shah ka ngjallur reagime të shumta mes përdoruesve të rrjetit social Twitter.
“Në Presidencë për një pushim të shkurtër para aktiviteteve të pasdites. Serbia me guxim dhe ndershmëri gjithmonë triumfon mbi sulmuesit”, qëndron mbishkrimi mbi fotografi, transmeton Reporteri.net
У Председништву кратак одмор пред послеподневне активности. Србија храбрости и поштења увек побеђује насилнике. pic.twitter.com/AofyC1fFZk
— Александар Вучић (@predsednikrs) March 17, 2019
Përndryshe, para ndërtesës së Presidencës serbe me ftesë të liderit të partisë “Dveri”, Boshko Bradoviq, janë mbledhur një numër i madh i protestuesve, ndërkohë që Vuçiq ndodhej në konferencë të jashtëzakonshme për media.
Ata thyen barrierat të cilat policia i kishte vendosur para ndërtesës dhe erdhën deri te dyert hyrëse ku ndodhej kordoni i policisë.
Ndryshe protestuesit të cilët po kërkojnë dorëheqjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, mbërmë uzurpuan edhe ndërtesën e telvizionit shtetëror serb RTS, duke kërkuar që të paraqiten në një nga edicionet e lajmeve të këtij televizioni. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.