×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA dhe BE nënshkruajnë deklaratë drejtuar talebanëve për të siguruar mbrojtjen e femrave afgane

    Reporteri
    18 Gusht 2021 | 20:52

    Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe 19 vende tjera, përshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët përmes së cilës u bëhet thirrje talibanëve që të respektojnë të drejtat dhe sigurinë e grave dhe vajzave afgane.


    Në deklaratë shprehet shqetësimi në lidhje me sigurinë dhe të drejtat e grave afgane, për t’u arsimuar, punuar dhe lëvizur të lira pas marrjes së pushtetit nga talebanët ditën e diel.

    Deklarata është lëshuar ditën e sotme, tre ditë pas hyrjes së talebanëve në Kabul dhe rrëzimit të qeverisë afgane, shkruan Rel.

    Në deklaratë thuhet: “Atyre që janë në pushtet dhe autoriteteve në të gjithë Afganistanin ne u bëjmë thirrje të garantojnë mbrojtjen e tyre (grave dhe vajzave)”.

    Kujtojmë se talibanët e sunduan Afganistanin midis viteve 1996 dhe 2001. Ata nuk i lejuan gratë të punonin, vajzat nuk lejoheshin të ndiqnin shkollën dhe gratë duhej të mbulonin fytyrat dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull, nëse donin të dilnin nga shtëpitë e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!