×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA goditet nga një tërmet 5.7 shkallësh

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 16:18

    Një tërmet me 5.7 shkallë të Rihterit është regjistruar afër qytetit Salt Lake City në Shtetet e Bashkuara. Dridhja ka bërë që energjia elektrike të ndërpritet në një pjesë të kësaj zone.


    Epiqendra e tërmetit ishte në jugperëndim të këtij qyteti. Besohet se rreth 2.7 milionë njerëz i kanë ndier dridhjet e tërmetit, raportoi Instituti Amerikan i Gjeologjisë.

    Shumë banorë raportuan përmes internetit se i kanë ndier dridhjet në shtëpitë e tyre për 10 deri 15 sekonda, shkruan “Daily Mail”, transmeton Reporteri.net.

    Së paku gjashtë dridhje të tjera u regjistruan pas dridhjes kryesore dhe u paralajmërua se është e mundshme të ketë më shumë dridhje më vonë.

    Ky ishte tërmeti më i fuqishëm që është regjistruar në shtetin Utah që nga viti 1992, kur një dridhje prej 5.9 ballësh të Rihterit ishte regjistruar në zonën Saint George./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!