×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA nënshkruan marrëveshje me Gjermaninë për gazsjellësin Nord Stream 2

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 14:53

    Është arritur marrëveshja mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Nord Stream 2, gazsjellësin gati të përfunduar që do të dyfishojë sasinë e gazit natyror që Rusia eksporton në Evropë.


    Qeveria amerikane shqetësohet për faktin se ai do të përdoret si armë politike nga presidenti rus Putin. Por nëse Obama dhe Tramp e kanë kundërshtuar ashpër projektin, Biden tashmë ka rënë dakord – 98% e tubave janë instaluar në detin Baltik – dhe u mjaftua me premtimet e kancelares gjermane Merkel, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    Gjermania ka marrë përsipër që të ndalojë çdo lloj përpjekjeje të Rusisë për të përdorur gazsjellësin si një armë apo një akt armiqësor ndaj Ukrainës. Gjermania është impenjuar dhe në nivel evropian për të kufizuar eksportin rus në sektorin energjetik.

    Pas kancelares Merkel, Biden do të presë në 30 gusht presidentin ukrainas, i cili nuk është aspak dakord me këtë projekt.

    Moska vazhdon të paguajë Kievin për të drejtat e transitit – 3 miliard dollarë në vit – në bazë të një marrëveshjeje mes Rusisë dhe Ukrainës e cila skadon në vitin 2024 dhe që mund të zgjatet sërish.

    Të paktën sipas asaj që Putin i ka thënë Merkel gjatë një bisede telefonike. Ndër të tjera Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kanë marrë përsipër të rrisin investimet në sektorin energjetik ukrainas. Në mënyrë të veçantë 50 milion dollarë janë gati për modernizimin e infrastrukturave dhe zhvillimin e sektorit energjetik.

    Nord Stream 2 do të kushtojë në total 11 miliard dollarë, është i gjatë 1200 kilometra dhe do të transportojë 27.5 miliard metra kub gaz natyror në vit. Sasi që i shtohet asaj prej 27.5 miliard metrash kub të Nord Stream origjinal. Ai mund të jetë aktiv që në muajin gusht.

    Aksionari kryesor i projektit është kolosi energjetik Gazprom. Në krye të shoqërisë është një ish agjent sekret dhe mik i Vladimir Putin, Matias Uarning.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!