×
  • Lajme
  • Botë

    Shefi i Pfizer: Pas vaksinimit, COVID-19 nuk është më i rrezikshëm se gripi normal

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 21:38

    Shefi i kompanisë amerikane “Pfizer” e cila prodhoi një nga vaksinat e para anti-COVID dhe që raportohet me efektshmëri dhe siguri më të lartë është shprehur se jeta do të rikthehet në normalitet pas vaksinimit masiv, ndonëse koronavirusi do të jetë mes nesh edhe për disa vite.


    Albert Bourla është shprehur për mediat europiane se “koronavirusi do të jetë një sëmundje po aq e rrezikshme sa gripi sezonal dhe nuk do të përbëjë kërcënim për zhvillimin normal të aktiviteteve tona private dhe publike”.

    Bourla ka premtuar gjithashtu se kompania e tij do të shtojë ritmin e dërgesave në drejtim të kontinentit europian duke thënë se në tre-mujorin e ardhshëm do të dorëzohen 250 milion vaksina, çka do të bëjnë të mundur imunizimin masiv para Shtatorit për të shmangur rikthimin e sezonit gripal me raste të reja të COVID.

    Kujtojmë se ende nuk është raportuar asnjë rast i vetëm me efekte anësore serioze me vaksinën Pfizer, dhe deri tani është më pak e përfolura për sigurinë e vet, ndërkohë që premton një nivel efektshmërie prej gati 90%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!