×
  • Lajme
  • Botë

    Shembet ndërtesa pesëkatëshe në Korenë e Jugut, humbin jetën nëntë persona

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 13:20

    Një ndërtesë pesëkatëshe është shembur në jug të Koresë së Jugut, ku si pasojë copat e mëdha të betonit kanë përfunduar mbi një autobus që po lëvizte afër saj, dhe humbën jetën nëntë persona.


    Ishin pikërisht copat e mëdha të betonit të ndërtesës së shembur në qytetin Gwangju, që ranë mbi autobusin me 17 pasagjerë, transmeton Telegrafi.

    E me të dalë në vendin e ngjarjes, ekipet emergjente kanë arritur t’i shpëtojnë tetë persona që kanë pësuar lëndime të rënda.

    Por më vonë ata gjetën edhe kufomat e nëntë tjerëve, që nuk i kishin mbijetuar plagëve të marra.

    Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ndërtesa shembet, dhe gjithçka që kishte afër saj mbulohet nga një re e madhe e pluhurit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!