×
  • Lajme
  • Botë

    Shiu i rrëmbyeshëm befason pelegrinët në Mekë, pas temperaturave mbi 40 gradë

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 18:32

    Një shi i rrëmbyeshëm ka befasuar pelegrinët në Mekë. Të jashtëzakonshme ishin pamjet në Qabe, vendi i shenjtë i myslimanëve në mbarë botën.


    Në Arabinë Saudite shirat janë shumë të rrallë, kurse në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje të ndryshme ku shiheshin pelegrinët me ombrella në duar, duke kryer ritualet e tyre fetare.

    E ky ndryshim drastik dhe i menjëhershëm i motit habiti edhe besimtarët, që vazhdimisht falënderonin Zotin për shiun që po binte dhe po freskonte edhe ajrin por edhe tokën që është tejet e thatë.

    Temperaturat në Arabinë Saudite këto ditë janë shumë të larta, ku dita ditës po tejkalojnë shifrën e 40 gradë celsius.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!